Katër vjet pasi mënyra e kalimit nga Serbia në Kosovë është definuar me Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe me vendosjen e doganës, edhe më tutje është e mundur që të kalohet pa asnjë kontroll.
Drejt një “rruge të këtillë alternative” të drejtojnë edhe shenjat e trafikut.
Në këtë video të Radio Europa e Lirë mund të shihni se si mund të hyhet nga Serbia për në Kosovë në një vend ku nuk ka fare kontroll të policisë.