Site icon Telegrafi

Rruga ku hodhi hapat e para në Detroit, mori emrin e Stevie Wonderit (Foto)

Një rrugë në Detroit, ku filloi karrierën muzikore, mori emrin e Stevie Wonder. 

Wonfer dy ditë më parë mori pjesë në ceremoninë që u bë për nder tij së bashku me kryetarin e komunës Mike Dugan dhe anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, John Conyers.

Dy blloqe, ku gjendet shtëpia e parë e 66-vjeçar, tani e tutje do të quhen Avenue Stevie Wonder.

Wonder u zhvendos në Detroit si fëmijë dhe në atëkohë nënshkroi një marrëveshje me shtëpinë e famshme muzikore Motown Records.

Gjatë karrierës së tij, Wonder ka marrë më shumë se 20 çmime Grammy dhe së bashku me Frank Sinatran, këngëtari ka fituar herë çmimin për albumin e vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version