Telegrafi

Rruga Klinë-Pejë e qarkullueshme, thonë zyrtarët nga ministria e Infrastrukturës

Reshjet e shumta të borës, të cilat po vazhdojnë të bien edhe sot kanë shkaktuar probleme në qarkullim.

Qytetarët i kanë thënë Telegrafit se rruga Klinë-Pejë nuk është pastruar nga bora, dhe kështu po rrezikohen.

Telegrafi ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i cili ka thënë se gjendja e rrugëve në përgjithësi është e kalueshme.

“Aktualisht nga tereni ju njoftoj se asnjë rrugë e cila është në menaxhimin e MIT-së nuk është e bllokuar dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Vështirësi kem në zonat malore por pa probleme te mëdha zhvillohet komunikacioni”, ka thënë Kadriu.

Ai ka bërë të ditur se kompanitë janë të mobilizuara që sonte gjatë natës sikurse ditëve tjera të pastrojnë rrugët e Kosovës. /Telegrafi/