Protesta e transportuesve të uzinës ”Feni” do të ndikojë në qarkullimin e rrugës Kavadar-Drenovë për tre orë, nga ora 12:00-15:00 për të respektuar të drejtën e protestës së qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo është protesta e radhës e këtyre punëtorëve të kësaj kompanie.
Nga LAMM thonë se qytetarët që duhet të lëvizin në këtë rrugë duhet të shfrytëzojnë rrugë dytësore.
Nga ana tjetër, policia e Maqedonisë do ta sigurojë protestën dhe do të kujdeset për rendin dhe sigurinë publike. /Telegrafi/