Site icon Telegrafi

Rruga Kaçanik- Hani i Elezit, do mbyllet për dy orë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaçanik – Hani i Elezit, tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 12:00 deri në ora 14:00. Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor.

“Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, ndërsa Policia e Kosovës do t’i orientojë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor, për rrugët alternative që mund të shfrytëzohen gjatë kësaj kohe sa rruga të jetë e mbyllur”, njofton kjo ministri.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo kohë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version