Site icon Telegrafi

Rruga Kaçanik -Hani i Elezit e mbyllur deri të martën

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale Kaçanik – Hani i Elezit, prej ditës së nesërme, do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri të martën.

” Ministria e Infrastrukturës, njofton publikun e gjerë se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike, mbyllja e paralajmëruar e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) prej ditës së nesërme, e shtunë, 8 dhjetor 2018 do të vazhdojë të mbetet e mbyllur deri të martën, më 18 dhjetor 2018 , me mbyllje ditore nga ora 07:00 – 17:00.
Kërkojmë mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/

Exit mobile version