Ministria e infrastrukturës, njofton opinionin publik se që nga dita e enjte (20.12.2018), rruga Nacionale N2, Kaçanik – Hani i Elezit, është e hapur për qarkullim.
Për hapjen e rrugë për qarkullim të kësaj rruge ka njoftuar vetë ministri Pal Lekaj, po atë ditë kur edhe është vendosur trari i fundit në urën 407, të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Andaj edhe një herë njoftohen qytetarët se rruga është e lirë për qarkullim rrugor të pa penguar. /Telegrafi/
Foto nga arkivi