Site icon Telegrafi

Rruga ishte si një ‘shesh patinazhi’, mbi 30 të lënduar – pamje dhe detaje nga aksidenti masiv pranë aeroportit Gatwick të Londrës

Rreth 34 persona janë lënduar pas një aksidenti masiv që përfshin të paktën 15 makina pranë aeroportit Gatwick në Londër të premten mbrëma.

Policia konfirmoi se ka disa të lënduar nga aksidenti, me katër të dërguar në spital pasi automjetet u përplasën në M23 në Sussex midis Crawley dhe Horsham pak para orës së pikut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Autostrada u mbyll për katër orë pas shiut të rrëmbyeshëm dhe pasi një stuhi breshëri goditi zonën, e cila një dëshmitar tha se e ktheu rrugën në një ‘shesh patinazhi’.

Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa makina të “rrotulluara” me dëme të konsiderueshme dhe disa duket se janë “shtyrë” nga rruga në një kanal aty pranë. /Telegrafi/

Exit mobile version