Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërtimin e rrugës Gjilan-Prishtinë me emrin e djalit të zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, i cili ka ndërruar jetë me 30 maj, 2015 në moshën 46 vjeçare.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se përmes kësaj Kosova po tregon falënderimin për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për ShBA-të.
“Faktikisht është një gjest modest i yni por megjithatë është një mirënjohje e rëndësishme”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa po ashtu i uroi Enver Hoxhajt zgjedhjen e tij si ministër i Jashtëm dhe Hajredin Kuçit emërimin në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit te brendshëm.
“I uroj sukses në punë. Kam bindjen time qe me bashkëpunim dhe përkushtim do ti realizojmë objektivat tona”, tha ai.