Site icon Telegrafi

Rruga Gjavatë – Makazë do të bllokohet 4 ditë me radhë

Foto: Ilustrim

Seksioni rrugor Gjavatë – Makazë do të bllokohet plot katër ditë me radhë për shkak të punimeve që zhvillohen në asfaltimin e rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga sot në ora 14, e deri të dielën, në ora 9 të mëngjesit, kjo pjesë rrugore do të mbyllet, kurse komunikacioni do të ridrejtohet në të dy drejtimet në rrugën e vjetër.

Përndryshe, parashikohet që kjo pjesë rrugore të përfundojë deri më 20 prill të këtij viti dhe të lëshohet në përdorim normal për komunikacion./Telegrafi/

Exit mobile version