Site icon Telegrafi

Rruga e vështirë e pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë

Rruga e vështirë e pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë

Tri herë i ishte dashur një pensionisteje që të shkojë personalisht në zyrat për paraqitje të pensionistëve në Prishtinë, për të dëshmuar se është gjallë.
Fillimisht kishte shkuar me librezë të pensionistit dhe me letërnjoftim, mirëpo këto nuk i kishin kryer punë si para gjashtë muajve kur kishte qenë herën e fundit për të vërtetuar se ende është në jetë dhe se e meriton pensionin, shkruan sot Koha Ditore.

Herën e parë kur ajo kishte shkuar për t’u paraqitur i kishin thënë që me ndryshimet e reja duhet të kishte me vete faturën e ujit ose të tatimit në pronë. Mirëpo, fatura e ujit nuk i kishte kryer punë herën e dytë kur ka shkuar te kjo zyrë.

“Më thanë mandej se duhet e rrymës ose e tatimit”, ka treguar 72 veçarja nga Prishtina. /Telegrafi/

Exit mobile version