Site icon Telegrafi

“Rruga e vdekjes” – çdo metër është një aventurë e veçantë

Rruga Yungas lidh qendrën administrative të Bolivisë, La Paz dhe qytetin Coroico dhe kalon mbi majat malore deri në 4650 metra mbi nivelin e detit, të cilat, përveç nevojave të ndërtimit të rrugëve, nuk janë shkelur nga këmba e njeriut dhe janë të mbushura me xhungël të dendur.

Shumë kanë dëgjuar tashmë për rrugën Yungas, “Rrugën e Vdekjes”, sesi ajo “rrahet” nga vendasit, por edhe nga turistët që dynden drejt kësaj mrekullie boliviane për të qenë në gjendje të mburren me një udhëtim me adrenalinë.

Por ndoshta shumë nuk e dinë pse rruga gjashtëdhjetë kilometra e gjatë u shpall më e rrezikshmja në botë dhe ajo që tërheq shumë adhurues të aventurave për të vizituar Bolivinë dhe famëkeqin “Camino de la Muerte”.

Vlerësimet janë se kjo rrugë mori pseudonimin e saj shqetësues, sepse 200 deri në 300 njerëz do të vdisnin çdo vit këtu.

Lexo po ashtu Një shtëpi trekatëshe për ata që ëndërrojnë jetën në det

“Gjarpri” i ngushtë, i cili në disa vende mezi është aq i gjerë sa një makinë të kalojë lehtësisht, nuk është për ata që kanë frikë nga lartësitë, sepse në disa pjesë, pamja juaj nga dritarja mund t’ju godasë në një mijë metra humnerë që shtrihet nën rrotat e automjetit tuaj.

Për vizitorët “specialë” është një kënaqësi e veçantë të vozitësh përgjatë rrugës gjatë shiut, kur kalimi në një rrugë shkëmbore dhe tashmë të rrëshqitshme bëhet një lotari edhe më e madhe, dhe kalimi i një automjeti tjetër është një “ruletë ruse” me pesë plumba në daulle.

Nëse vendosni të kaloni rrugën Yungas me makinë, kini kujdes dhe ndiqni disa këshilla që mund të kenë një rëndësi të madhe.

Nëse jeni duke shkuar tatëpjetë, shkoni gjithmonë poshtë buzës, ky është një rregull që e ndjekin edhe vendasit. Nëse merrni me qira një makinë në Bolivi, kini kujdes se çfarë merrni. Zgjedhja nga një flotë pak më e vjetër, e zakonshme në këtë vend, mund t’ju vërë në rrezik shtesë në këtë rrugë kërkuese, ndaj këshillohet të shkoni vetëm me opsione të provuara.

Lexo po ashtu Këshilla rreth përgatitjeve kur udhëtoni me fëmijë

Dhe së fundi, si gjithmonë kur shkoni në mal, dhe këto nuk janë shaka, ndiqni parashikimin e motit. Nuk dëshiron të ngecesh në baltë në katër mijë metra, në mes të xhunglës, apo të lahesh në dushe për të parë se në cilin gur të rrëshqitshëm do të shkojë goma në drejtimin e gabuar. /Telegrafi/

Exit mobile version