Telegrafi

Rruga e Kukësit është sukses ekonomik

"As nuk e kishim imagjinuar një fluks të tillë. Është një lajm i mirë, që ka arritur pikun këtë të diel. Pavarësisht se qarkullimi në tunel kryhet i kufizuar dhe automjetet shoqërohen, është një shifër e lartë. Ne kishim planifikuar një fluks prej 4 mijë automjetesh".

Zyrtarë të qeverisë shqiptare deklaruan dje se rruga patriotike Rrëshen-Kalimash rezulton një sukses i jashtëzakonshëm ekonomik për shkak të fluksit të madh të makinave që kalojnë aty.

Mesatarisht, në aksin e vjetër rrugor qarkullonin 3 mijë makina në ditë në bazë vjetore. Në kohë sezoni turistik, fluksi dyfishohej. Sipas statistikave zyrtare, deri tani përmes rrugës së re kanë qarkulluar mesatarisht 5500 makina në ditë.