Rruga Pejë-Rozhajë e cila është e mbyllur për qarkullim për shkak të rrëshqitjes së një mase të madhe të dheut pritet të lëshohet për qarkullim sot pasdite.
Një ditë më herët u bë e ditur se kjo rrugë rajonale që të dërgon për në shtetin fqinj, Mal të Zi, R 106, Pejë-Kullë, është bllokuar nga rrëshqitja e një masivi të madh të gurëve dhe dheut, në segmentin mbi doganë, transmeton Telegrafi.
Intervenimi i Ministrisë përmes kompanisë ka qenë i menjëhershëm, por pa efektin për të mundësuar lëvizjen e lirë të automjeteve.
Zyrtarë në Zyrën e Ankesave të RTV Dukagjinit thanë se rruga pritet të lëshohet për qarkullim sot pasdite. /Telegrafi/
Video: RTV Dukagjini