Rruga e refugjatëve në Ballkan është ende aktive, sipas përfaqësuesve të disa organizatave joqeveritare, të cilët morën pjesë në një konferencë në Vjenë me titull “Rruga e Ballkanit – Rruga për solidaritetin evropian”.
Pjesëmarrësit në tubim konkluduan se situata me refugjatët në Ballkan është ende shumë problematike. Në një fjalim në konferencë, ish-eurodeputeti austriak, Hannes Swoboda, propozoi krijimin e një fondi refugjatësh. Ai tha se në këtë fond, të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të paguajnë fonde për të mbështetur vendet që të marrin numër të madh refugjatësh.
“Mund të shërbejë si një nxitje për të marrë refugjatë”, tha Swoboda. Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin e rrugëve ligjore për refugjatët. “Për sa kohë që nuk kemi rrugë ligjore, kalimi do të jetë gjithmonë i paligjshëm, gjë që është e keqe për refugjatët, si dhe për shtetet e prekura”, shtoi Svoboda.
Ai gjithashtu u zotua për solidaritet më të madh evropian, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Greqia janë pjesët më të dobëta të Evropës, prandaj Bashkimi Evropian duhet të kujdeset për refugjatët dhe njerëzit në vendet e varfra.