Ballkani ka kaluar për herë të parë në histori të klubit në finale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit kishte kundërshtarë të fortë në rrugën e saj, duke eliminuar klube si Drita, Trepça ’89, Dukagjini dhe në fund Feronikelin.
Gjithçka nisi me takimin ndaj Dritës ku koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-1 dhe pas penalltive, suahrekasit kaluan në finale.
Golin për Ballkanin e kishte shënuar Blendi Baftiu.
Në ndeshjen e dytë Ballkani luajti ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, ku e eliminoi me shumë lehtësi, duke fituar 3-0.
Golat i shënuan Baftiu, Arbër Hoxha dhe Ermal Krasniqi.
Në çerekfinale Ballkani kishte kundërshtarin më të lehtë në rrugën drejt finales, pasi u takua me Dukagjinin, por si mysafirë ku triumfuan me rezultat 2-0.
Ylli i skuadrës Blend Baftiu dhe sulmuesi Arthur Magani shënuan golat e fitores.
Ndeshja më e fortë ishte ajo gjysmëfinale kundër Feronikelit, ku në të dy ndeshjet rezultati ishte 1-1 dhe fal golit të shënuar në fushën kundërshtare, Ballkani arriti suksesin historik.
Goli e vetëm e shënoi sulmuesi Mirlind Daku.
Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me 29 korrik. /Telegrafi/