Argjentina është kthyer në finalen e Kupës së Botës, sikurse që kishte bërë në vitin 2014.
Pas tetë vitesh, a do të mundet Messi & CO. të bëjnë ëndrrën realitet?
Le t’i hedhim një sy se si erdhi Argjentina deri këtu.
U shokuan në start, por rikthimi si lider
(Faza e grupeve: Vendi i parë) – Përmbledhja e ndeshjeve: Arabi Saudite, Meksikë dhe Poloni
Pasi e nisën me një humbje nga Arabia Saudite me rezultat 2-1, edhe pse ishin në avantazh, duket se kjo humbje i këndelli.
Pastaj erdhën fitoret e pastra ndaj Meksikës dhe Polonisë me rezultat identik 2-0, për të kaluar tutje si lider.
Kush ishte i radhës?
(Eliminimi direkt: Fitore 2-1 ndaj Australisë – përmbledhja e ndeshjes)
Një ndeshje e kontrolluar në fillim dhe avantazh prej 2-0 bën që Argjentina të lirohej pastaj, por në fund edhe pse e pranoi një gol kaloi tutje.
Messi ishte brilant në këtë takim ku shënoi golin e parë, ndërsa krijoi shumë raste për bashkëlojtarët.
Kalimi tutje me penallti
(Çerekfinalja: Barazim 2-2 kundër Holandës, fitore me penallti – përmbledhja e ndeshjes)
Nuk kishte fitues në 120 minuta edhe pse Argjentina ishte duke fituar 2-0, në fund Wout Weghorst shënoi dy herë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Lautro Martinez shënoi penalltinë e fundi, ndërsa Emi Martinezi priti dy penallti, në ndeshjen më të nxehtë në këtë Kampionat Botëror.
Maestro Messi
(Gjysmëfinalja: Fitore 3-0 ndaj Kroacisë – përmbledhja e ndeshjes)
Me magjinë e Messit ndaj Kroacisë, albicelestët arritën të kalojnë në finale. Gol dhe asistim në këtë fitore, ndërsa Julian Alavarez shënoi dy herë.
Më pesë gola dhe tri asistime, ai është lider në listën e top-shënuesve dhe kandidat për tu shpallur lojtari më i mirë.
Finalja
(Argjentinë – Francë, e diel – ora 16:00)
Ka mbetur vetëm edhe vallëzimi i fundit, ku përballë tyre do të jetë Franca, që po ashtu e do vendin e parë.
Cila fiton shpallet kampion për herë të tretë në histori, duke iu afruar Italisë dhe Gjermanisë që janë nga katër herë, ndërsa Brazili është i pari si i vetëm me pesë trofe. /Telegrafi/