Telegrafi

Rruga e Arbrit, mbaron projektimi

Rruga e Arbërit në aspektin e projektimit mund të konsiderohet e përfunduar. Projekti i lotit më të vështirë të kësaj rruge që nis nga Ura e Vashës në Klos deri në dalje të tunelit në malësinë e Tiranës është disenjuar plotësisht dhe ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Për projektuesin e saj, rruga e Arbërit është një rrugë jo vetëm që mirëpritet nga zona verilindore e vendit, por edhe me një rëndësi të madhe në apektin rajonal. ”Rruga e Arbrit është një rrugë shumë e rëndësishme e cila do të kontribuojë në jetën e një popullsie prej rreth 1 milionë e gjysme banorë. Do lidhi me distanca shumë të shkurtra rajonet jashtë kufijve tanë pasi shkurton rreth 400 kilometra” thekson Kaba.

Rruga e Arbërit është në ndërtim e sipër në dy lote të saj. Në nisjen e punimeve të lotit të dytë kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e të gjithë segmentit brenda dy vitesh.