Nga sonte do të fillojnë debatet e emisionit ”Rruga Drejt..” e organizuar nga moderatorja e televizionit Alsat-M, Arta Tahiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gazetarja Arta Tahiri për Telegrafi Maqedoni thotë ”Debati politik në Alsat “Rruga drejt…” do të vazhdojë të kultivojë ballafaqimin e hapur të forcave politike në Maqedoni duke tentuar që ky ballafaqim të jetë në funksion të demokratizimit të shoqërisë. Debati në ”Rruga drejt..” do të jetë i hapur për të gjitha partitë politike shqiptare dhe maqedonase, ndërsa gjatë fushatës parazgjedhore do të jetë më shumë tematik dhe do të përqendrohet në çështje konkrete politike dhe programore sa i përket të ardhmes së vendit. Në “Rruga drejt…” do të vazhdojnë të trajtohen tema që kanë të bëjnë me konceptin e definimit të Maqedonisë si shtet, platformat politike të partive mbi statusin e shqiptarëve. Tema që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike dhe zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe çfarë parashikojnë platformat mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat kolektive të përdorimit të gjuhës, flamurit dhe simboleve kombëtare.” thotë Tahiri për sezonin e ri të emisionit ”Rruga Drejt…”.
Emisioni do të fillojë sonte nga ora 20 e 40 kurse mysafirë do të jenë Abdilaqim Ademi nga BDI, Damjan Mancevski nga LSDM-ja dhe Bekim Fazliu nga PDSH-ja./Telegrafi/