Telegrafi

Rruga Dibër-Mavrovë është mbyllur për qarkullim

“Drejtimi rrugor Dibër-Komuna e Zhupës që nga pasditja e sotme është mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në komunikacion”, njofton Lidhja AutoMoto e Maqedonisë.

Siç informojnë ata, komunikacioni është ndërprerë nga ora 16:33, ndërsa aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e mullirit”. /Telegrafi/