Telegrafi

Rrufetë “ndezin” qiellin e Tiranës, tmerr te banorët (Video)

Përderisa ditëve të fundit një mot me shi, vetëtima e shkreptima ka përfshirë pjesë të ndryshme të Kosovës, hiq më mirë “nuk ka kaluar” edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Siç raportojnë mediat shqiptare, një gjë e tillë sidomos është karakterizuar gjatë natës të së premtes, gjatë së cilës vetëtima dhe shkreptima të fuqishme kanë “pushtuar” qiellin, duke tmerruar banorët.

Sipas GSH, prej ditësh moti vijon të jetë i paqëndrueshëm, por rrufetë e mbrëmshme ishin të papritura.

“Në kryeqytet prej kohësh nuk mbahej mend një situatë e tillë”, shkruan tutje ky medium. /Telegrafi/