Dy burra kanë humbur jetën të mërkurën mbrëma në Serbi, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Maloshisht, që ndodhet në rrugën Nish-Dolevac, raportojnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.
Viktimat ishin kushërinjtë Sasha Zh (47) dhe Marjan ZH (37 vjeç), nga fshati Maloshisht.