Site icon Telegrafi

Rrufeja ‘shembi malin’, rrëshqitje masive të dheut në Pakistan – dy të vdekur dhe disa kamionë ‘të varrosur’

Të paktën dy persona gjetën vdekjen dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një rrëshqitje e madhe dheu “varrosi” disa automjete në Pakistanin veriperëndimor herët të martën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 20 kamionë të ngarkuar me kontejnerë dhe mallra “u varrosën” në rrëshqitjen e dheut pranë Torkham, një vendkalim kyç kufitar midis Pakistanit dhe Afganistanit, sipas një zyrtari.

Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar dhe të paktën tetë persona janë shpëtuar, ka thënë Bilal Ahmed Faizi, zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.

“Është një rrëshqitje masive dheu dhe rreth 20 ose më shumë kamionë dhe kontejnerë janë varrosur. Ne nuk e dimë sa njerëz janë në kamionë”, ka shtuar ai.

Ai tha se dy viktima janë konfirmuar “por numri i të vdekurve mund të rritet më tej”.

https://twitter.com/AmmarSayzz/status/1648292603048370176?s=20

Faizi tregoi se rruga është mbyllur për trafikun dhe qindra automjete janë bllokuar në të dyja anët e kufirit.

Sipas raporteve lokale, një pjesë masive e një mali ra pasi u godit nga rrufeja gjatë shiut të dendur dhe stuhive në zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version