Telegrafi

Rrufeja ndan në dy pjesë pishën gjigante (Video)

Një video rrëqethëse që është duke qarkulluar në rrjetet sociale së fundmi, shfaq momentin kur rrufeja ndanë në dy pjesë pishën gjigante që ishte pranë një shtëpie.

Nuk dihet saktë se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, dhe nëse kishte persona brenda shtëpisë që ishte shumë afër pishës që u godit nga rrufeja, transmeton Telegrafi.

Por autori i videos që ka filmuar rastësisht këtë moment ishte frikësuar tej mase, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e postuar më poshtë, dhe reagimi i tij kur rrufeja ndanë në dy pjesë pishën sikur të ishte lodër.

Raste të ngjashme kanë ndodhur shumë gjatë kësaj jave, por më i freskëti ishte ai i një të riu i cili derisa po qëndronte në tarracën e shtëpisë për pak sa nuk e pëson keq, kur vetëm disa metra larg këmbëve të tij rrufeja godet një pjesë të tarracës. /Telegrafi/