Matt Rodewald ishte duke raportuar nga terreni, në një rrugë të Arizonës së Shteteve të Bashkuara, kur për pak nuk u godit nga rrufeja.
Gazetari shpëtoi pa u lënduar nga shkarkimi që u shoqërua me një ndriçim shumë të madh, megjithëse ishte shumë pranë, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ndodhi vetëm pak momente para se ai të niste raportimin e drejtpërdrejtë, për motin me shi dhe stuhi që e ka përfshirë atë regjion.
Si pasojë e reshjeve dhe rrufeve, më se 150 banorë janë pa rrymë, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale. /Telegrafi/
Lightning crashes ⛈⚡️ pic.twitter.com/DwpT6P8HYV
— Matt Rodewald FOX 10 (@Matt_Fox10) August 29, 2019