Një moment i pazakontë është filmuar në portin e Bostonit, ku rrufeja ka goditur një varkë me vela, e si pasojë e kësaj ndodh një shpërthim i fuqishëm dhe varka përfshihet nga zjarri.
Ishte Harry Minucci që filmoi momentin kur rrufeja goditi varkën në klubin e varkave Columbia Yacht në portin e Bostonit, transmeton Telegrafi.
Minucci ka deklaruar për mediat amerikane se kishte marrë kamerën kur e kishte parë se moti i ligë kishte kapluar zonën, dhe pa kaluar shumë minuta, rrufeja godet varkën ngjashëm me skenat e filmave fanta-shkencë.
Videoja amatore deri më tani është shikuar nga miliona njerëz dhe po bën xhiron e botës, për faktin se për realizimin e një momenti të tillë duhet pasur fat. /Telegrafi/