Stuhia e fortë që ka goditur sot Gjevgjelinë ka marrë një viktimë. Një djalë i ri ka humbur jetën nga një rrufe.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Negorci të Gjevgjelisë. Informacioni për “A1on” është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.
Sipas informacioneve të para, adoleshenti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Sot (07.03.2024) në ora 15:30 në Drejtorinë e Policisë së Gjevgjelisë është raportuar se në atarin e fshatit Negorci të Gjevgjelisë nga ana e mjekut të Urgjencës Mjekësore është konstatuar vdekja e një të mituri nga fshati i Negorcit me djegie në trup, me shumë gjasa nga rrufeja, i cili ka qenë duke kullotur bagëtinë”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Policia ka kryer kontroll dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/
–