Telegrafi

Rrufeja godet ndërtesën më të lartë në Evropë (Video)

Në Shën Petersburg të Rusisë gjatë vikendit të kaluar rrufeja ka goditur qiellgërvishtësin “Lahta”, që konsiderohet si ndërtesa më e lartë në Evropë.

Si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm, një video amatore shfaq momentin kur rrufeja godet kulmin e kësaj ndërtese, transmeton Telegrafi.

Mediat ruse raportojnë se askush nuk është lënduar, kurse stuhia që ka prekur këtë zonë të Rusisë që nga java e kaluar po konsiderohet si më e forta e këtij viti.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe ka shkaktuar mijëra komente dhe shpërndarje. /Telegrafi/