Telegrafi

Rrufeja godet minaren e Xhamisë në fshatin Rashçe të Shkupit (Video)

Moti i ligë dhe reshjet e shiut kanë qenë konstante në Shkup dhe rrethinë. Përveç reshjeve ka pasur edhe rufe dhe mërmrima.

Dje gjatë orës së pasditës rrufeja ka goditur minaren e xhamisë në fshatin Rashçe të Shkupit.

Intervenimi i zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët e fshatit në fjalë kanë arritur që në kohë të shuajnë zjarrin, duke pamundësuar që të përhapet edhe në brendi të xhamisë. Nga zjarri është shënuar vetëm dëm material. /Telegrafi/