Site icon Telegrafi

Rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec

Pasditën e së enjtes, në vendin tonë mbretëroi mot i ndryshueshëm – në disa komuna të Kosovës, pati rebesh shiu e shkarkime rrufeshë.

Një qytetar ka dërguar video-incizim, duke kapur momentin kur rrufeja godet minaren e xhamisë në Rahovec.

Po ashtu një tjetër qytetar ka xhiruar shiun me breshër që ka përfshirë Komunën e Pejës dhe Istogut.

Ndërkaq, sipas Prishtina Weather, të premten pritet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta./Telegrafi/

Exit mobile version