Telegrafi

Rrufeja godet aeroplanin me 400 pasagjerë në Vankuver, nuk shkakton dëme – piloti vazhdon fluturimin drejt Londrës

Ky është momenti shokues kur një aeroplan që po transportonte 400 pasagjerë nga Vankuveri në Londër, goditet nga rrufeja.

Aeroplani i aviokompanisë Air Canada, Boeing 777, u godit nga rrufeja e fuqishme pasi ishte ngritur në ajër nga aeroporti i Vankuverit në Kanada, transmeton Telegrafi.

Incidenti është filmuar nga një kalimtar rasti, ku për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem dhe kështu piloti ka vazhduar fluturimin drejt aeroportit Heathrow të Londrës.

Aerplani sapo ishte ngritur dhe po bëhej gati të ngjitej në lartësi të madhe. Videoja është shpërndarë nga Ethan West që studion për pilot.

Ky nuk është rasti i parë që aeroplani goditet nga rrufeja, dhe nuk i shkakton ndonjë problem për të vazhduar fluturimin drejt destinacionit. /Telegrafi/

@ethan_west10 777-300 departing from yvr to London Heathrow #yvr #boeing #777 #fyp #foryoupage #aviation #lightening ♬ nightcrawler – LOLA ⭑