Rreth orës 21:00, një qytetar e ka informuar Policinë së vëllai i tij, S. H. – 40 vjeç, bari delesh – ishte goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit.
“Pas pranimit të informacionit, njësite të Policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konfirmuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së regjionit të Prizrenit.
Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin e pajetë ta marrin familjarët, ndërkaq në vendin e ngjarjes konstatohet se rrufeja i ka vrarë edhe 13 dele.