Telegrafi

Rrufeja i bën për spital 40 persona në një festival muzike në Gjermani (Foto)

Dhjetëra njerëz janë lënduar pasi rrufeja goditi një festival të muzikës rok në Gjermani, për vitin e dytë me radhë.

“The Independent” shkruan se më shumë se 40 veta janë hospitalizuar të premten në mbrëmje, përfshirë të paktën një person i cili është ringjallur nga paramediket, edhe pse asnjëri nga të lënduar nuk është në rrezik për jetë, transmeton Gazeta Express.

Policia ka thënë se rrufeja goditi të premten rreth orës 20:30, duke lënduar shumë njerëz.