Telegrafi

Rrufa stinore

Rrufa stinore shkaktohet te të rriturit më shpesh nga rhinoviruset, kurse te fëmijët nga viruset respiratorë sincicial, parainfluencial, adenoviruset dhe koronaviruset.

Bartja e infeksionit bëhet me rrugë aerogjene në kontakte të afërta me të infektuarin. Shfaqet në formë të epidemive, prekë më shpesh fëmijët shkollor. Periudha e inkubacionit është 1-2 ditë.

Manifestohet me tharje e djegie të fytit e grykës, teshtitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore.

Sëmundja zgjat deri në 7 ditë dhe zakonisht vetëshërohet. Prania e shenjave klinike mbi 10 ditë tregon për infeksione dytësore me baktere.

Te fëmijët nuk janë të rralla ndërlikimet në formë të otiteve apo sinusiteve. Mjekimi është simptomatik, konsiston në dhënien e antipiretikëve (aspirina dhe ibuprufena për të rritur, acetaminopheni për fëmijët), pikave për hundë, inhalime me avujt e ujit të nxehtë, dhënjen e vitaminës C.

Antibiotikët nuk janë të rekomanduar në rastet pa ndërlikime. /Telegraif/