Telegrafi

Rrudhat tregojnë edhe problemet serioze

Femrat me lëkurë të hollë dhe rrudha të trasha kanë rrezik më të madh nga osteoporoza dhe frakturat e eshtrave, ka treguar studimi, në të cilin kanë marrë pjesë femrat që e kishin kaluar menopauzën.

“Gjendja e lëkurës së fytyrës mund të jetë shenjë se eshtrat janë të thyeshëm dhe lehtë mund të kërcasin”, ka deklaruar udhëheqësja e studimit, dr. Lubna Pal, duke shtuar se bëhet fjalë për femrat në menopauzë, prandaj nuk duhet të shqetësohemi për çdo rrudhë që e shohim në fytyrë.

Për më shumë, dr. Lubna Pal ka rekomanduar marrjen e kalciumit për të parandaluar problemet e tilla me eshtra. /Telegrafi/