Telegrafi

Rrudhani ia lë fajin humbjes së rasteve në përballjen me Irlandën e Veriut

Donat Rrudhani ka folur pas humbjes së Kosovë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Njëri nga më të të mirët në fushë ishte Donat Rrudhani, i cili luajti si mbrojtës i majtë në këtë ndeshje.

Ai ka thënë se Kosova ka krijuar raste, por arritën të shënojnë më shumë se një gol.

“Kështu është futbolli, kemi pasur shumë raste, por nuk arritëm të shënojmë. Irlanda e Veriut në pjesën e dytë ishin më ofensiv, sulmuan më shumë dhe nuk kemi pasur mundësi t`i mbulojmë ata”.

“Kështu është në futboll nuk mund të shënosh çdo herë”, ka thënë Rrudhani për Supersport.

Pas kësaj disfate Kosova qëndron në vendin e dytë me 6 pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut që është e dyta. /Telegrafi/