Gratë japoneze kanë qenë gjithmonë një lëkurë shumë të freskët në sajë të dietën së tyre të përditshme dhe gjeneve, por mania e tyre për perfeksionim i ka bërë të besojnë se do ti bëhet lëkura më e bukur dhe më e re nëse e rruajnë si meshkujt.
Disa femra në mënyrë rutinore rruajnë fytyrën në fillim të sezonit së bashku me pastrimin e fytyrës, ndërsa të tjerat e praktikojnë atë të paktën një herë në muaj. Shumica e femrave janë më të fiksuara, ata e rruajnë fytyrën në shtëpi çdo ditë.
Sipas ekspertëve të bukurisë japoneze është rruajtja çdo ditë, sekreti që e bën lëkurën më të re; kremi i rrojës hidraton lëkurën, ndërsa rroja në vetvete vepron si një masazh. Procesi i rruajtjes jo vetëm heq qimet, por vepron mbi lëkurën duke hequr edhe qelizat e vdekura.