Shokët që ndodheshin në një park në Transnistri të Moldavisë, realizuan një lojë të çuditshme me një shoqe të tyre.
Ata nuk e shtyrë para dhe pas luhajën, por e rrotulluan atë, për disa herë më rradhë, transmeton Telegrafi. Kur njëra zbriti dhe dukej se loja përfundoi, njëri vazhdoi edhe më tej ta rrotullonte.
Derisa ajo po kënaqej në luhajë dhe vazhdonte të rrotullohej, këtë veprim jo të gjithë do guxonin ta provonin. Madje, shumë shikues kanë thënë se e kanë problem ta shikojnë, sepse iu turbullohej barku.
Veprimet e tilla në luhajë, nuk janë të rekomandueshme, ndërsa kundërshtohen prej secilit prind nëse fëmija tyre do kërkonte ta realizonte. /Telegrafi/