Telegrafi

Rrotullon implantet në pjesën e pasme – Paralajmëron për rreziqet (Video)

Videon që është vënë në YouTube vite më parë, ka mundësi të keni shikuar më parë, pasi është parë nga miliona njerëz në mbarë botën.

E tani ky silikon që nuk është vënë mirë, është bërë temë e emisionit ‘Botched’ të televizionit E! duke treguar për pasojat e implanteve.

Renne Talley kishte dashur të ketë të pasme më të mira, por ajo thotë se është zhgënjyer vetëm gjashtë muaj pas intervenimit.

“Kam filluar të kem dhimbje në prapanicë, e më pas edhe në bark” shpjegon për ‘Botched’ ish striprizeta nga Las Vegas, transmeton Telegrafi.

“Më nuk mund të shohë të pasmet e mija në pasqyrë, pasi nuk më pëlqen si duke” thotë Talley, duke kërkuar që femrat të jenë të kënaqura me pamjen e tyre e të mos bëjnë ndërhyrje kirurgjike.

Ajo pranon se askush nuk e kishte shtyrë ‘të hynte nën bisturi’ por kërkon që të tjerët të mësojnë nga gabimi saj./Telegrafi/