Në Britani të Madhe është rrotulluar një veturë, por shoferi ia ka dalë të jetë i qetë dhe të mos bëjë panik.
“Kjo ishte e frikshme”, dëgjohet duke thënë ftohtë burri i paemëruar, ndërsa e ndal veturën, transmeton Telegrafi.
Pasi del nga automobili, afërt tij vjen shoferi i veturës tjetër, i cili duket se ka qenë shkaktar i aksidentit.
“Jam i palënduar. Pa hidhërim, të rrimë të qetë”, ka thënë shoferi, pas këtij rrotullimi që duket se i ka lënë dëme të konsiderueshme veturës. /Telegrafi/