Një person është vetëaksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Prilep të komunës së Deçanit. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ai ka thënë se ngasësi i veturës ka shpëtuar pa lëndime.
“Ka ndodhur një vetëaksident ku ngasësi i veturës është praptuar por ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/