Telegrafi

Rrotullohet me veturë dhe refuzon testin e alkoolit, ankohet se ishin duke e ndjekur (Video)

Shaun Michael Lymer nga Lincolnshire e Anglisë, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrotulluar nëpër dy kopshte.

Kur i kanë shkuar pranë policët, shoferi që doli dritarja e makinës, ka refuzuar të kryej testin e alkoolit, duke pretenduar se janë duke e ndjekur dhe ndjehet i kërcënuar, transmeton Telegrafi.

Pasi është dërguar në spital për trajtimin e lëndimeve të lehta, ai ka pranuar se refuzoi t’i bëhej testi, ndërsa pranoi se kishte pirë alkool.

Aksidenti në të cilin nuk u shkaktua ndonjë lëndim në njerëz, ia ka hequr atij katër pikë nga leja e vozitjes, ndërsa detyrohet të paguajë edhe 400 euro. /Telegrafi/