Shaun Michael Lymer nga Lincolnshire e Anglisë, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrotulluar nëpër dy kopshte.
Kur i kanë shkuar pranë policët, shoferi që doli dritarja e makinës, ka refuzuar të kryej testin e alkoolit, duke pretenduar se janë duke e ndjekur dhe ndjehet i kërcënuar, transmeton Telegrafi.
Pasi është dërguar në spital për trajtimin e lëndimeve të lehta, ai ka pranuar se refuzoi t’i bëhej testi, ndërsa pranoi se kishte pirë alkool.
Aksidenti në të cilin nuk u shkaktua ndonjë lëndim në njerëz, ia ka hequr atij katër pikë nga leja e vozitjes, ndërsa detyrohet të paguajë edhe 400 euro. /Telegrafi/
https://youtu.be/rdBfXaenvuE