Telegrafi

Rrotullohet vetura që u përplas me dy tjera të parkuara (Video)

Shoferi i moshuar e ka humbur kontrollin dhe përplasi veturën, në dy tjera që ishin të parkuara në Small Heath të West Midlands.

Makina tij SUV Peugeot goditi një Mercedes dhe një Vauxhall, është rrotulluar dhe mbeti në mes të rrugës, transmeton Telegrafi.

Askush nuk është lënduar në këtë moment, por shoferi mbeti i ngecur në ulëse dhe është nevojitur ndihma e tetë zjarrfikësve, që ia dolën ta nxjerrin pa lëndime.

Aksidenti që ndodhi në kohën kur ka shumë trafik, ka shkaktuar tollovi në atë zonë, e cila u përmirësua pas një kohe. /Telegrafi/