Telegrafi

Rrotullohet vetura në magjistralen Prishtinë – Pejë, afër fshatit Zajm të Klinës (Foto)

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, një veturë e ka humbur kontrollin dhe është rrotulluar.

Për pasojë, makina me targa të Gjermanisë, ka përfunduar në skaj të rrugës që ndodhet afër fshatit Zjam të Klinës.

Lexuesit e Telegrafit që e kanë fotografuar rastin, kanë thënë se në këtë aksident nuk është shënuar ndonjë lëndim në njerëz.

Derisa Mazda me ngjyrë të kaltër ka qëndruar në pjesën anësore, trafikua është kthyer në normalitet dhe veturat kanë lëvizur në të dy drejtimet. /Telegrafi/