Telegrafi

Rrotullohet treni në Kamerun, 53 të vdekur dhe 300 të lënduar (Video)

53 persona kanë vdekur dhe rreth 300 të tjerë janë lënduar të premten në Kamerun pasi një tren me pasagjerë ka dalë nga shinat dhe është rrotulluar, raporton Reuters, duke cituar shifrat e deklaruara nga ministri i Transportit të Kamerunit.

Treni ishte duke udhëtuar në mes dy qyteteve më të mëdha Yaounde dhe Douala, kur ndodhi aksidenti në Eseka.