Telegrafi

Rrotullohet taksi, pasagjeri ndërmerr veprim të papritur (Foto)

Shkaku i aksidentit, shoferi ka mbetur i ngecur në karrige, kurse pasagjeri që ishte aty ka dalë jashtë që të kërkojë një tjetër taksi.

Ngjarja që ka ndodhur gjatë mesnatës, nuk është parë nga askush, duke bërë që taksisti të mbetet aty për afro katër orë, transmeton Telegrafi.

Lajmin për veturën e rrotulluar e ka dhënë një i ri, teksa po kthehej në shtëpi.

Më pas, shoferi ka treguar se me të ka qenë edhe një njeri i cili nuk e ka bërë as përpjekjen tjetër për ta ndihmuar. /Telegrafi/