Site icon Telegrafi

Rrotullohet së prapthi në ajër, veshë sërish papuçet kur bie poshtë (Video)

Atleti ka treguar aftësitë e mahnitshme akrobatike, duke u rrotulluar së prapthi në ajër dhe duke rrënë sërish në këmbë.

Kjo nuk është e vetmja shkathtësi e tij, pasi ai i veshi sërish papuçet që i kishte poshtë, me shumë saktësi, transmeton Telegrafi.

“E tëra që mund të mendoj, është dhimbja që do të kisha në nyje, si dhe dhimbja e kokës, sepse sigurisht do e humbisja rrotullimin” ka shkruar një komentues.

Megjithëse nuk dihet identiteti tij, besohet të jetë akrobat profesionist sepse mundi të kërcente dhe të rrotullohej, teksa po qëndronte në këmbë. /Telegrafi/

Exit mobile version