Raphaël Bourgeat-lami ka qëndruar në cepin e një platforme në Paris dhe është rrotulluar, në ajër, shumë afër trenit që po i afrohej.
Të pranishmit kanë shikuar të habitur, kur 24-vjeçari kërceu në momentin më kritik, duke rrezikuar të goditet, transmeton Telegrafi.
“Ishte një sfidë mentale dhe shumë personale. Praktikova kur nuk ishte treni afër, pastaj e kreva me sukses edhe kur u afrua” ak thënë Bourgeat-lami.
Sa do që ishte një lëvizje e rrezikshme, përfundoi pa aksident apo ndjekje nga policia. Vetëm se nuk rekomandohet të kopjohet e njëjta, shkaku i ndonjë të papriture. /Telegrafi/
https://youtu.be/Y5I53WADLQE