Telegrafi

Rrotullohet kamioni, qielli ndriçohet nga fishekzjarrët që ishin në rimorkio (Video)

Kamioni që lëvizte në Guaduas të Kolumbisë, ka pësuar aksident dhe është rrotulluar, ndërsa  fishekzjarrët që ndodheshin në rimorkio janë ndezur spontanisht.

Shumë njerëz patën mundësinë të shohin pamjet e mahnitshme, të eksplodimit të mjeteve piroteknike, që për një kohë e ndriçuan qiellin, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka dëme materiale, askush nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Më poshtë mund të shihni një pjesë të kësaj shfaqje me fishekzjarrë, që u filmua nga shoferi që ishte duke kaluar në atë zonë. /Telegrafi/